Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke bërë thirrje që të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me të, sapo ai të merret. Në një deklaratë për media, ambasada sqaroi se nuk do të komentojë proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar pavarësinë e këtij institucioni.
“Ambasada gjermane nuk komenton proceset aktuale të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ne presim që të gjitha institucionet ta respektojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese sapo ai të merret,” tha ambasada, duke u distancuar nga komentet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për pretendimet e ndërhyrjes të ambasadorëve në këtë proces.




