Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj raportit të Parlamentit Evropian, që vlerëson vitin 2025 si “vit të humbur” për Kosovën për shkak të paralizës politike pas zgjedhjeve të shkurtit.
Bajrami ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për bllokada institucionale dhe refuzim të marrëveshjeve, duke theksuar se kjo ka çuar në një situatë të pasigurisë dhe paralizës politike.
Ajo ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me zgjedhje të treta parlamentare brenda më pak se 15 muajve, që mund të rrezikojnë funksionimin e institucioneve dhe stabilitetin e vendit.
Bajrami ka kërkuar një reflektim qytetar dhe ka kritikuar arrogancën e partive politike që, sipas saj, po e përdorin shtetin si “lodër argëtimi”.




