Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar për krizën e thellë institucionale që po kalon Kosova, duke thënë se vendi është në rrezik për destabilizim të rendit politik.
Ai theksoi se pas vitit të kaluar pa Kuvend të funksionuar dhe Qeveri me mandat demokratik, Kosova rrezikon të mbetet pa një President legjitim.
Hoxhaj kritikoi menaxhimin politik dhe theksoi se interesat shtetërore po sakrifikohen për ambicie personale.
Ai paralajmëroi për humbjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe humbjen e mundësive strategjike për zhvillim dhe integrim.




