I dyshuari për vrasjen që ndodhi sot në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Lajmin e konfirmoi për Klankosova.tv drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Bëhet fjalë për Nexhdet Zymberaj, i cili dyshohet se privoi nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së BBVK 4, Elijona Binakaj. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




