Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur grumbullimin për fazën e dytë kualifikuese të Kupës së Botës 2027.
Ndeshja Bosnjë-Hercegovina – Kosova zhvillohet të enjten në Tuzla, dhe ndeshja e kthimit të dielën në Prishtinë.
Pas dy fitoreve ndaj Britanisë së Madhe, Kosova synon të kualifikohet në fazën e tretë përballë Ishujve Faroe. Kombëtarja pret përkrahje të madhe nga tifozët për sukses historik.




