Gjatë këtij takimi u diskutua për organizimin e Tryezës së dialogut ndërfetar me temën “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”, e cila pritet që të mbahet gjatë muajit prill të këtij viti. Kjo Tryezë organizohet nga Fondacioni “Drita”, ndërsa nikoqire për këtë vit do të jetë Bashkësia Islame e Kosovës.
Myftiu Tërnava shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton për mbajtjen e kësaj Tryeze, duke potencuar kështu parimet fetare për dialog dhe bashkëjetesë ndërfetare me komunitetet e ndryshme fetare.
Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe grupet punuese nga dy bashkësitë fetare, të cilët njoftuan për punën dhe ecurinë e organizimit të kësaj Tryeze.




