Përfaqësuesi i PSD-së, Nol Nushi, ka deklaruar se përçarja mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani lidhet me një post politik.
Duke folur në emisionin “Rubikon”, ai tha se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë kurrë shumë e fortë dhe se si figura politike nuk kanë pasur shumë gjëra të përbashkëta.
Sipas Nushit, Kurti kishte filluar të shprehej jo në favor të Osmanit edhe para zgjedhjeve, duke shtuar se në atë periudhë nuk kishte deklarata të qarta mbështetëse ndaj saj.




