Rinia Demokratike e Kosovës zhvilloi një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku hodhën letra me mbishkrime si “mashtrimet e Kurtit” dhe “Kurti nuk lëshon pe për ilegalët”. Me këtë, ata kërkuan ndalimin e strukturave paralele serbe në veri të vendit.
Arbnora Salihu nga Rinia Demokratike kritikoi vendimin e kryeministrit Albin Kurti për lejimin e përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia, duke e konsideruar këtë një dorëzim përballë grupeve kriminale dhe një legalizim të strukturave që sipas saj minojnë sovranitetin e Kosovës. Ajo theksoi se ky kompromis është përshëndetur nga Serbia dhe e sheh si dëshmi të mashtrimit të premtimeve qeveritare.




