Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, konfirmon se çmimet e derivateve në vend kanë shënuar rritje. Dizelli tani shitet nga 1.53 deri 1.60 euro për litër, ndërsa benzina nga 1.34 deri 1.38 euro.
Çmimet e furnizimit me shumicë janë: dizelli 1.54 euro dhe benzina 1.29 euro. Rritja lidhet me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e saj në çmimet globale të naftës, pas sulmeve të Iranit dhe përgjigjes së SHBA-së dhe Izraelit.




