Veterani i UÇK-së, Uran Luzha, ka deklaruar se veteranët që po përballen me ndaljen e pensioneve për shkak se janë të punësuar do t’u drejtohen organeve të drejtësisë.
Në emisionin Fol me Arin, ai tha se së bashku me kolegët e tij janë duke grumbulluar dokumentacionin e nevojshëm për ta ndjekur çështjen në rrugë ligjore.
Sipas Luzhës, veteranëve nuk u ka mbetur rrugë tjetër përveçse ta kërkojnë të drejtën e tyre përmes institucioneve të drejtësisë.




