Ligjëruesi i shkencave politike Valon Murati ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke thënë se marrëdhënia politike mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani ka qenë më shumë një “martesë interesi” sesa një aleancë e qëndrueshme.
Sipas tij, gjatë 4–5 viteve të fundit ka pasur shenja të mospajtimeve mes tyre, por për shkak të kompetencave më të kufizuara të presidentes, ajo shpesh ka mbështetur kryeministrin. Murati shtoi se në arenën ndërkombëtare, presidentja ka mbuluar pjesërisht izolimin politik të Kurtit, veçanërisht në raport me SHBA-në dhe BE-në, ku sipas tij kontaktet dhe vizitat kanë qenë të kufizuara.




