Gazetari Valon Syla ka deklaruar në emisionin “Pressing” të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përpiqet të shfaqet si “diplomat i mirë” në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Megjithatë, Syla tha se brenda Kosovës, Kurti do të mbetet i vrazhdët në ato pika që nuk i kontrollon. Ai gjithashtu përmendi raporte për takime sekrete midis Besnik Bislimit dhe Marko Gjuriqit, duke sugjeruar se mund të ketë pasur negociata të fshehta.
“Albin Kurti do bëhet shumë konstruktiv me Bashkimin Evropian, por do të jetë i vrazhdët me Gjykatën Kushtetuese, në ato pika që nuk i kontrollon. Albini bëhet diplomat i mirë që e kopjon Vuçiqin, mirë me jashtë. Unë besoj që ka pasur negociata të fshehta, ka qenë një lajm që Besnik Bislimi është raportuar se shihet me Gjuriqin në një hotel në Zvicër”, tha Syla.




