Ka vazhduar edhe sot aksioni për mbledhjen e mbeturinave dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në fshatin Pagarushë.
Gjatë ditës janë mbledhur mbi 50 thasë me mbeturina dhe është pastruar rruga nga Muzeu deri në fshatin Breshanc. Po ashtu është eliminuar edhe deponia e mbeturinave dhe materialeve inerte në vendin e quajtur “Ligata”.




