Deputetja e LDK, Janina Ymeri, ka kërkuar që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) të publikojë sa më shpejt raportet konsultative me KOSTT, KEDS dhe KESCO para publikimit të raportit përfundimtar për vendimin.
Ajo theksoi se duhet të jetë e mjaftueshme koha për komente nga të gjithë të interesuarit. Ymeri shtoi se, pavarësisht nëse ka rritje të çmimit të energjisë, është e rëndësishme të sqarohet se si do të paguhet importi i energjisë nga viti i kaluar dhe ky vit.




