Më 17 mars 2004 shpërthyen protestat që u njohën si Trazirat e Marsit 2004 në Kosovë, të cilat zgjatën dy ditë dhe lanë pas 20 civilë të vrarë dhe mbi 900 të lënduar.
Ngjarjet nisën pas raportimeve për mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, rast që nuk u sqarua kurrë plotësisht. Protestat, fillimisht të drejtuara kundër UNMIK, u përhapën në disa qytete të Kosovës dhe përshkallëzuan në dhunë.
Gjatë trazirave u dëmtuan e u dogjën shtëpi dhe objekte fetare, si kisha në zonat me shumicë serbe dhe xhami në Serbi, duke thelluar tensionet ndëretnike në rajon.




