Në Kosovë ka nisur zbatimi i ligjeve që rregullojnë qëndrimin e të huajve dhe përdorimin e automjeteve me targa të huaja.
Në Mitrovicën e veriut, policia ka shqiptuar 40 vërejtje për mosrespektim të këtyre rregullave.
Ligji për të huajt parashikon qëndrime afatshkurtra, të përkohshme dhe të përhershme, ndërsa ligji për automjete lejon qarkullimin e automjeteve të huaja deri në tre muaj brenda një periudhe të pandërprerë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar edhe aplikacion për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj.




