Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë një konferencë për media të mërkurën.
Shtypit do t’i drejtohet Besnik Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, transmeton Klankosova.tv.
Konferenca do të zhvillohet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nesër nga ora 10:30. Tema e takimit nuk është bërë e ditur në njoftimin zyrtar.




