Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka arrestuar të martën një person me inicialet A.B., i dyshuar për veprën penale të shpëlarjes së parave.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari dyshohet se paratë e përfituara përmes mashtrimeve ndaj qytetarëve në Gjermani dhe Kosovë i ka deponuar në formë të gatshme në llogaritë bankare të bizneseve në pronësi të tij.
Me vendim të prokurorit, A.B. është ndaluar për 48 orë. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Speciale pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin Special.




