Policia e Shqipërisë njoftoi se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar H.M., 33 vjeç, shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë trafikimi të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit fizik në hyrje të territorit shqiptar, atij iu gjetën 101 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Operacioni u realizua nga Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.
Lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.




