Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor dhe ka rekomanduar suspendimin e katër të tjerëve, të dyshuar për veprën penale të përvetësimit në detyrë.
Sipas IPK-së, zyrtarët dyshohet se pas sekuestrimit të mbi 100 pakove me cigare të kontrabanduara, kanë përvetësuar 24 prej tyre (rreth 12,500 pako në vlerë rreth 30 mijë euro), ndërsa pjesën tjetër e kanë dorëzuar në Doganën e Kosovës.
Rasti ka ndodhur më 13 mars dhe hetimet janë duke vazhduar, ndërsa për të gjithë zyrtarët e përfshirë është rekomanduar masa e suspendimit.




