FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit defensiv Anel Sabanadzovic, duke e cilësuar atë si përforcim të rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.
26-vjeçari nga Bosnja vjen me përvojë ndërkombëtare, pasi ka luajtur për Željezničar, AEK Athens dhe së fundmi për Omonia 29.
Me këtë transferim, Ballkani synon të rrisë konkurrencën në mesfushë dhe të përforcojë skuadrën, ndërsa aktualisht kryeson Superliga e Kosovës me 42 pikë.




