Komisioni Evropian ka konfirmuar heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës dhe lirimin e ndihmës së pezulluar, duke paralajmëruar edhe riangazhim të plotë me institucionet vendore në kuadër të agjendës evropiane.
Gjatë debatit në Parlamentin Evropian për raportin e Kosovës, u shpreh shqetësim për ngërçin politik gjatë vitit 2025, i cili ka ngadalësuar reformat dhe ka ndikuar negativisht në progresin e vendit.
Raportuesi për Kosovën theksoi se vendi ka përjetuar stagnim dhe regres në disa fusha, ndërsa përfaqësuesit evropianë përshëndetën marrëveshjen e fundit për Ligjin për të Huajt, duke e cilësuar si hap pozitiv për sundimin e ligjit.
Sipas tyre, dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve mbeten thelbësore për përparimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.




