Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e ka vlerësuar si pozitiv vendimin për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se fondet nuk janë humbur, por vetëm kanë qenë të bllokuara.
Ajo tha se tashmë nuk do të ketë pengesa në qasjen në mjetet financiare të BE-së, nga të cilat pritet të përfitojnë qytetarët përmes projekteve të ndryshme.
Kryeziu-Hyseni shtoi se masat kanë qenë të padrejta dhe theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara në rrugën drejt integrimit evropian.




