Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka zbuluar gjatë një kontrolli të ngarkesave komerciale 2,070 palë syze dielli që dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.
Marka të njohura si “Gucci”, “Porsche” dhe “Miu Miu” ishin pjesë e ngarkesës, e cila është ndaluar dhe po trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.
Autoritetet theksojnë rëndësinë e kontrollit për parandalimin e produkteve të falsifikuara në tregun vendor.




