Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Esat Currit, babait të dëshmorit Ferit Curri. Haradinaj ka shkruar se Baca Esat u nda nga jeta duke lënë pas një jetë të mbushur me sfida e sakrifica. Ai ka kujtuar se Esat Curri ishte kryetar i familjeve të dëshmorëve të UÇK-së në Obiliq për vite me radhë, duke ofruar mbështetje dhe zë për shumë familje që ndajnë të njëjtën dhimbje dhe krenari.
Haradinaj ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Curri, miqtë dhe të gjithë bashkëluftëtarët e familjet e dëshmorëve.




