Zëvendëskryeministri dhe kryediplomati Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Kraevski.
Sipas njoftimit zyrtar, ambasadori Kraevski e ka uruar Konjufcën për mandatin e ri, ndërsa gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë.
Në bisedë u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe politikës së jashtme. Po ashtu, ambasadori bullgar i dorëzoi Konjufcës një ftesë zyrtare për të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të South-East European Cooperation Process, i cili do të mbahet në Sofje në qershor të vitit 2026.
Nga ana e tij, Konjufca rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Bullgarinë.




