Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Albin Kurti dhe të grupit parlamentar të LVV-së lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për RTV21 se pas pranimit të komenteve nga palët dhe kompletimit të dosjes, lënda ka kaluar në fazën e shqyrtimit në fillim të kësaj jave.




