E ardhmja e Rafael Leão te AC Milan është vënë në dyshim pas formës së paqëndrueshme dhe tensioneve me trajnerin Massimiliano Allegri.
Sulmuesi portugez nuk ka përmbushur pritshmëritë këtë sezon dhe situata u përkeqësua pas humbjes ndaj Lazio, ku reagimi i tij pas zëvendësimit nxiti spekulime për largim.
Sipas raportimeve, klubi është i hapur të dëgjojë oferta për të.
Ndërkohë, Milani po shqyrton alternativa dhe një nga emrat në listë është Antonio Nusa i RB Leipzig, i cili shihet si profil i ngjashëm për shkak të shpejtësisë dhe aftësive teknike.




