Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Hetemi ka shërbyer më parë si kryetar i komunës së Leposaviqit, pas zgjedhjeve komunale të jashtëzakonshme të prillit 2023, dhe Kryeministri Kurti i uroi sukses në përmbushjen e përgjegjësive të reja në nivel qendror.




