Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar shpenzimet e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për fushatën zgjedhore, duke ironizuar për partinë që njihet si “parti e ndihmave sociale”.
Ai ka theksuar se VV-ja ka shpenzuar mbi 4 milionë euro gjatë vitit të kaluar për të fituar zgjedhjet, duke e lidhur këtë me mundësinë e përdorimit të 100 milionë eurove nga buxheti publik për të manipuluar votuesit.
Muharremi gjithashtu ka kritikuar LVV-në për transformimin e saj nga një parti opozitare me premtime për luftimin e korrupsionit në një forcë politike që, sipas tij, ka mbetur e fokusuar vetëm në ruajtjen e pushtetit përmes korrupsionit elektoral.




