Federata e Xhudos së Kosovës njofton se nesër në orën 09:00 do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Qendra do të shërbejë si hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e xhudos në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në ceremoninë e nesërme pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri për Rini dhe Sport Blerim Gashani, përfaqësues institucionalë dhe sportistë.
Ky projekt është pjesë e programit për përkrahjen dhe zhvillimin e xhudos në Kosovë, duke ofruar mundësi për sportistët e rinj që të ndjekin sukseset e mëparshme të kampioneve të njohura kosovare.




