Ambasadori në ikje i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi një takim lamtumirës me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit u diskutua rëndësia e koordinimit të Kosovës me BE-në për integrimin, Procesin e Berlinit dhe Planin e Rritjes, si dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën.
Orav theksoi se BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe nënvizoi rolin e strukturave koordinuese të vendit në çështjet e integrimit evropian.




