Vetëvendosje ka kërkuar një karrige shtesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke propozuar tre emra, pa bërë të ditur identitetin e tyre.
PDK-ja ka propozuar Rashit Qalaj për t’iu bashkuar Ilir Gashi, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja mbajnë përfaqësuesit e tyre aktualë, Sami Hamiti dhe Muharrem Nitaj.
Emrat e propozuar duhet të miratohen nga presidentja e Kosovës brenda 5 ditëve nga marrja e propozimeve.




