Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Vetëvendosjen për shpenzimet e konsiderueshme gjatë një tubimi të organizuar në një klub nate në Prishtinë.
Ajo thekson se për një natë të vetme, VV ka shpenzuar rreth 15 mijë euro, ndërkohë që pacientët në QKUK vazhdojnë të përballen me mungesën e barnave dhe vështirësi në trajtim.
Deliu-Kodra ka bërë thirrje për prioritet të mëtejshëm të shëndetësisë dhe menaxhim më të kujdesshëm të fondeve publike.




