Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka mbajtur ligjërata vetëdijesimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj.
Aktivitetet janë realizuar nga njësitet e Policisë në Bashkësi, me fokus informimin e të rinjve mbi pasojat e përdorimit të substancave narkotike dhe ndikimin e tyre në jetën personale dhe shoqërore.
Nga Policia bëhet e ditur se angazhime të tilla parandaluese, që përfshijnë këshillim dhe edukim për sigurinë, do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit shkollor.




