Aktivistët e Partia Socialdemokrate e Kosovës kanë zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit në Prishtinë, duke vendosur pankarta me akuza për ndikim politik në këtë institucion.
Aksioni u udhëhoq nga kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili bashkë me aktivistët shprehu shqetësimin për, sipas tyre, kapjen e sistemit të drejtësisë nga pushteti.
Nga PSD theksohet se veprime të tilla synojnë të ngrenë debat publik mbi pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe funksionimin e tyre.//eo//




