Në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Dyerve të Hapura”, u zhvillua një punëtori në Prishtinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Policia e Kosovës.
Zyrtarët nga Divizioni i Policimit në Bashkësi, së bashku me anëtarët dhe stafin e qendrës, morën pjesë në krijimin e kartolinave në një atmosferë bashkëpunuese dhe miqësore.
Organizatorët shprehën mirënjohje për Policinë e Kosovës për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve dhe kauzës së tyre.




