Viteve të fundit, mësimdhënësit, policët, mjekët dhe punonjës të tjerë të sektorit publik kanë marrë paga më të ulëta se ato që u takonin, për shkak të një ndryshimi ligjor që reduktoi shpërblimin për përvojën e punës dhe u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese.
Zbatimi i vendimit të gjykatës pritet të bëhet përmes Ligjit për Buxhetin 2026 dhe jo përmes Ligjit për Pagat, gjë që ka ngjallur pakënaqësi mes punonjësve. Ata kërkojnë kompensim retroaktiv për humbjet e viteve të fundit, pa pasur nevojë të drejtohen në gjykata.




