Artane Rizvanolli, Ministrja e Ekonomisë, priti në takim lamtumirës Aivo Orav, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi konstruktiv dhe miqësor ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për mbështetjen e reformave dhe proceseve zhvillimore në vend.
Rizvanolli e falënderoi Orav për angazhimin dhe kontributin e tij në lehtësimin e proceseve me rëndësi për Kosovën, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme dhe duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e afërt gjatë mandatit të tij.




