Deputeti i PDK, Ferat Shala, deklaroi në emisionin “DPT te Fidani” se Kosova ka humbur një pjesë të sovranitetit të saj për shkak të Marrëveshjes së Ohrit dhe vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Shala tha se pranimi i masave të BE-së dhe elementëve të autonomisë së ish-Zajednicës ka krijuar një narrativë të brendshme që paraqet Kurtin si patriot, ndërkohë që, sipas tij, në realitet Kosova ka hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit në këmbim të heqjes së masave. Sipas tij, kjo është një nga marrëveshjet më të dëmshme në historinë e vendit, transmeton Klankosova.tv.




