Peter Sorensen, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është pritur në selinë e NATO nga zëvendëssekretarja e Përgjithshme, Radmila Shekerinska.
Shekerinska përsëriti angazhimin e fortë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor dhe theksoi partneritetin me BE-në për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.
Ajo theksoi se, përmes misionit të KFOR, NATO kontribuon ushtarakisht në mbrojtjen e paqes, por zgjidhja përfundimtare mbetet politike.
Zëvendëssekretarja shtoi se aleatët kanë rënë dakord të rrisin mbështetjen për përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, duke punuar ngushtë me misionet e BE-së, përfshirë EULEX, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për komunitetet në Kosovë.




