Patatja nuk është vetëm një perime e shijshme, por ka edhe përfitime të mëdha për flokët. Lëngu i patates përmban vitamina B dhe C, si dhe minerale si zink dhe hekur, të cilat ushqejnë rrënjët e flokut, promovojnë rritjen dhe parandalojnë rënien. Ai gjithashtu ndihmon në pastrimin e skalpit nga zbokthi.
Si ta përdorni lëngun e patates:
1. Lajeni dhe qërojani një patate. Prijeni në copa të vogla dhe përziejeni në mikser deri sa të formohet një pure e butë. Shtoni pak ujë nëse është shumë e trashë.
2. Shtrydheni purenë për të marrë lëngun dhe aplikojeni në rrënjët e flokut, duke masazhuar kokën për 5-10 minuta.
3. Lyeni të gjithë flokun deri te majat dhe mbajeni për 15 minuta. Pastaj shpëlajeni me ujë të vakët dhe lajini flokët me shampo si zakonisht.
Maskë me patate, vezë dhe mjaltë:
Përzieni lëngun e tre patateve me një të verdhë veze dhe një lugë gjelle mjaltë. Lyeni flokun me maskën dhe mbajeni 30 minuta, pastaj shpëlajeni. Kjo maskë ushqen flokët e thatë dhe ndihmon rritjen e tyre.
Maskë me patate dhe qepë:
Përzieni lëngun e një patateje dhe një qepe mesatare. Masazhoni skalpin për 5-10 minuta dhe lyeni flokun në të gjithë gjatësinë. Mbajeni 15 minuta dhe shpëlajeni. Maskat mund të përdoren një herë në javë për rezultate të dukshme në rritjen e flokëve.




