Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një incidenti në vendin e punës.
Sipas raportimeve, viktimat ishin nga Kosova, ndërsa lajmi u konfirmua edhe nga familjarët e tyre.
Dyshohet se ngjarja ndodhi gjatë punimeve të betonit, kur u shemb një skelë dhe punëtorët ranë në oborrin e një ndërtese të vjetër.




