Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt, një projekt me vlerë 24 milionë euro.
Ai bëri të ditur në rrjetet sociale se ky projekt, i cili do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, pritet të finalizohet brenda 30 muajsh.
Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Ferizajt.




