Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në Vjenë të Austrisë.
Përmes një reagimi publik, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetëve të reja dhe u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave, si dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.
Abdixhiku theksoi se kjo ngjarje ka sjellë pikëllim të madh jo vetëm për familjet, por edhe për mbarë shoqërinë, duke nënvizuar se në këto momente të vështira duhet treguar solidaritet dhe mbështetje.
Në fund, ai uroi që viktimat të prehen në paqe, duke ndarë dhimbjen me familjarët e tyre.




