Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj kritikave të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për numrin e punësimeve në kabinetin qeveritar.
Abrashi kujtoi emërimin e rreth 80 zëvendësministrave gjatë qeverisjes së Ramush Haradinajt, duke theksuar se disa emërime ishin bërë pa njohje të plotë nga kryeministri.
Ai komentoi se kritikat e sotme i kujtuan menjëherë këtë praktikë të kaluar.




