Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër katër personave me inicialet Y.S., B.V., Sh.B. dhe R.R., për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” gjatë zgjedhjeve të dhjetorit 2025 në Shtime.
Sipas aktakuzës, të pandehurit, si anëtarë të ekipit të numërimit të votave, kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të shtrembëruar rezultatin e votimit, përfshirë leximin e pasaktë të fletëvotimeve dhe regjistrimin e të dhënave të gabuara në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.




