Klubi njofton me kënaqësi emërimin e 44-vjeçarit Alban Dragusha si trajner i ri i skuadrës.
Dragusha vjen pas një periudhe të suksesshme te skuadra e Ramiz Sadikut, të cilën e drejtoi që nga korriku i vitit 2023, duke e shndërruar ekipin në një nga befasitë më të këndshme të ligës së parë këtë sezon.
Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka drejtuar edhe ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik të Drita si ndihmës trajner.
Përveç karrierës në pankinë, Dragusha ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në Ukrainë, Azerbajxhan, Suedi, Shqipëri dhe Kosovë.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në drejtimin e skuadrës bardhekaltër.




