Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre kosovarëve në Vjenë të Austrisë. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e Pajtim Bajramit, Asllan Musliut dhe Istref Zekajt, të cilët humbën jetën në një kantier ndërtimi.
“Humbja e jetëve të bashkëkombasve tanë në vendin e punës është një dhimbje që na prek të gjithëve. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe qëndrojmë pranë tyre në këtë humbje të madhe”, shkroi Haxhiu.




