Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Dragan Ristiq, i akuzuar për krime lufte në Gjakovë gjatë vitit 1998–1999.
Vendimi u shpall të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, dhe i ndërpret masën e paraburgimit.
Sipas gjykatës, nuk u provua se Ristiq kishte kryer veprat penale që i ngarkoheshin.
Ai nuk ishte i pranishëm gjatë shpalljes së aktgjykimit.




